Emoji janë tashmë mënyrë e pazëvendësueshme e komunikimit të përditshëm. Për të kënaqur më shumë nevojat tona për to, Google ka vendosur të sjellë Emoji Kitchen, e cila ashtu siç edhe tingëllon gatuan emoji të ndryshëm sipas preferencës.
Më thjeshtë thënë ajo lejon bashkimin e dy emojive në një, duke ofruar disa alternativa. Meqenëse funksioni është ende në beta, edhe disponibiliteti por edhe larmishmëria janë ende të kufizuara. Por me programe të mëdha si Facebook, Whatsapp dhe aplikacionet e Google funksionon që tani.
Për ta përdorur funksionin, duhet së pari të kesh një aparat Android, të shkarkosh aplikacionin Gboard e të bëhesh pjesë e programit Beta.
Më pas hap Gboard. Kliko mbi fytyrën e qeshur blu majtas butonit hapsirë.
Midis kutisë të kërkimit të emojit dhe butonit të cilësimeve del një hapësirë e cila lexon “Trokit një emoji për të marrë sugjerime”
Me të zgjedhur emojin, një sërë sugjerimesh duhet të shfaqen pa një arsye specifike, ndoshta me shumë mundësi nga historiku i aparatit.
Jo të gjitha emojit funksionojnë pasi siç e thamë edhe në fillim projekti është në fazë eksperimentale.