Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    28% e adoleshentëve në SHBA përdorin chatbots të inteligjencës artificiale çdo ditë
    10 Dhjetor, 2025
    OpenAI, Block dhe Anthropic bien dakord për zhvillimin e standardeve të agjentëve AI së bashku
    10 Dhjetor, 2025
    Google do të prezantojë syzet e reja inteligjente me AI në vitin 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
    7 Dhjetor, 2025
    Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
    7 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Seria revolucionare Samsung Galaxy S20 prezantohet në Tiranë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Seria revolucionare Samsung Galaxy S20 prezantohet në Tiranë
Mobile

Seria revolucionare Samsung Galaxy S20 prezantohet në Tiranë

Last updated: 27 Shkurt, 2020 11:54 am
Ndaj
6 Min lexim

Pas lancimit zyrtar në San Francisco, seria më spektakolare e Samsung deri më sot, Galaxy S20, u zbulua zyrtarisht në Tiranë. Eventi shik mblodhi figura të mirënjohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar dekadën e re të inovacionit që Samsung çel për përdoruesit. Të ftuarit në ABA 21 ishin të parët që panë nga afër teknologjinë e pashembullt në linjën e parë plotësisht 5G të Samsung Electronics, që do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit përjetojnë botën. E ndërtuar për të ardhmen, seria Galaxy S20 prezanton një arkitekturë krejt të re të smartphone-ve që ndërthur teknologjinë AI, një sistem revolucionar kamerash, bateri dhe performancë të fuqishme.

Samsung_Event_5.JPG

Z. Elion Balla, përfaqësues i Samsung për Shqipërinë gjatë eventit lançues në Tiranë u shpreh:

Viti që lamë pas shënoi 50 vjetorin e Samsung Electronics. Ajo çka filloi si prodhimi i televizorit bardhë e zi pesë dekada më parë, tani ka evoluar në një pozicion lider në industrinë e elektronikës të konsumit. Ne vazhdojmë me vizionin e guximshëm për të lidhur njerëzit në të gjithë botën me pajisjet tona – kjo është ajo që na frymëzoi për të krijuar pajisjet e pashembullta Galaxy S20.

“Mundësi të reja fillojnë këtu, tani, teksa lançojmë epokën e re të inovacionit celular,” u shpreh z. Matthew Jinkyu Jeon, President i Samsung Electronics për Adriatikun. Në video prezantimin e tij, miq, bashkëpunëtorë të ngushtë, partnerë mediatik të Samsung dhe influencers nga bota e biznesit, teknologjisë dhe lifestyle, u prezantuan me formacionin e gjeneratës tjetër që transformon jetën e njerëzve, një demonstrim i qartë i angazhimit të Samsung për inovacion të avancuar inxhinierik – që bota të bëjë gjërat që dëshiron më mirë.

Telefonat e rinj Samsung – S20 , S20+ dhe Ultra – marrin drejtimin në 5G, kamerë dhe zmadhim, regjistrim video 8K, ekranet 120Hz dhe më shumë. Me serinë e re S20, Samsung fuqizon konsumatorët të bëjnë gjerat që duan edhe më mirë. I ndërtuar rreth përvojës revolucionare të fotografisë, Galaxy S20 prezanton një sistem plotësisht të ri kamerash – të mundësuar nga AI dhe me sensorin më të madh të imazhit të Samsung – për të sjellë më të mirën në çdo imazh dhe çdo moment. Me Video Snap revolucionar 8K, lidhje 5G dhe Space Zoom ​​deri në 100 herë, mënyra sesi kapni dhe ndani jetën tuaj nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Për më tepër, ju mund të zgjidhni midis tre telefonave elegantë të dizajnuar rreth një përvoje revolucionare të kamerës: Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra. 64 MP në Galaxy S20 dhe S20+ dhe 108 MP në Galaxy S20 Ultra ju lejojnë të zmadhoni përsëri e përsëri. Seria S20 thyen barrierat ekzistuese të fotografisë duke ju dhënë miliona piksele më shumë në secilën foto. Që do të thotë, për herë të parë ndonjëherë, ju mund të zmadhoni për të kapur detaje që nuk i keni vënë re kurrë më parë.

Samsung_Event_3.JPG

Diçka tjetër që spikat në linjën S20 janë bateritë tepër të fuqishme, maksimalisht në 5000mAh. Ato janë gjithashtu inteligjente, duke u përshtatur me rutinën tuaj të përdorimit celular për të kursyer energji, kështu që ju mund të transmetoni, luani, bisedoni dhe shkruani për orë të tëra përpara se t’ju duhet të karikoni pajisjen tuaj.

Me një procesor të fuqishëm 7nm dhe deri në 16 GB RAM, seria spektakolare Galaxy S20 vjen me Inteligjencë Artificiale të përparuar, të integruar dhe të shpejtë që lejon përdoruesit të hapin aplikacionet e tyre të preferuara menjëherë. Telefonat inteligjentë kanë një memorie të brendshme deri në 512 GB, të zgjerueshme në 1.5TB me një microSD. Ekrani Infinity-O premton video të qarta dhe përgjigje të shpejtë të prekjes për performancë superiore të lojërave, dhe shkalla mbresëlënëse e rifreskimit 120Hz ofron navigim të përsosur. Modelet gjithashtu përmbajnë zbulimin ultrasonic të gjurmëve të gishtërinjve dhe rezistencën e ujit deri në 1.5 metra për deri në 30 minuta.

Samsung i njeh mjaft mirë konsumatorët e tij, ndaj është siguruar që linja e re të jetë e pajisur me veçoritë më të mira që përdoruesit besnikë të Galaxy presin dhe meritojnë. Galaxy S20 mbrohet nga Knox, platforma e sigurisë celulare, lidere e industrisë, që mbron pajisjen nga niveli i çipit deri në nivelin e softuerit. Galaxy S20 gjithashtu përmban një procesor të ri, të sigurt, i cili mbron nga sulmet e bazuara në harduer.

Galaxy S20, Galaxy S20 + dhe Galaxy S10 Ultra do të jenë në dispozicion në dyqane nga 13 Mars 2020 në tregjet e zgjedhura. Porositjet paraprake online kanë filluar. Nëse rezeroni modelet Galaxy S20+ ose S20 Ultra, ju do të përfitoni edhe kufjet wireless Galaxy Buds+. Çmimi fillon nga ALL 111.999 për Galaxy S20, ALL 123.999 për Galaxy S20+, dhe ALL 167.999 për Galaxy S20 Ultra.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Një trajtim eksperimental për Coronavirus po testohet në Sh.B.A
Tjetra Zbulohet mënyra e hapjes së Microsoft Surface Duo

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
Apps
10 Dhjetor, 2025
28% e adoleshentëve në SHBA përdorin chatbots të inteligjencës artificiale çdo ditë
Tech
10 Dhjetor, 2025
Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
Apps
10 Dhjetor, 2025
Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
Apps
10 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Samsung do të sjellë edicione speciale të Galaxy S22 Ultra, Mark & Lona dhe Mercedes Benz

16 Shkurt, 2022
Mobile

Apple porosit të gjithë stokun e proçesorëve 3nm të TMSC të cilët do të përdoren në gjeneratën e ardhshme të iPhone-ve dhe Macs

23 Shkurt, 2023
Mobile

Specifikat e bëra leak të OnePlus 10 tregojnë se ky smartphone flagship mund të na zhgënjejë

25 Nëntor, 2021
Mobile

Google do të ridizenjojë ndërfaqjen e kontrollit të volumit në Android 16, ja si do të duket

15 Janar, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?