Motorolës ju desh mbi 4 vite punë dhe një grup i madh inxhinierësh për të krijuar Moto Razr që menjëherë krijoi impakt madh publik dhe riktheu vëmendjen në kompaninë, pjesë e Lenovo, e cila ishte harruar prej vitesh.
Ajo çfarë fansat e teknologjisë panë të veçantë në Razr ishte hapja e tij dhe ekrani jashtëzakonisht perfekt duke mos treguar asnjë shenjë ndarje, ashtu siç duket në Fold të Samsung apo Mate X të Huawei.
Një paisje metalike e vendosur midis dy pjesëve të ekranit është e aftë të levizi në brendësi kur Razr është i mbyllur dhe ekrani i palosur kërkon hapsirë të qëndrojë. E kundërta ndodh në hapje ku kjo pjesë metalike shtyn për sipër ekranin duke e tendosur atë në mënyrë që të duket si një i vetëm, pa krijuar asnjë vijë ndarëse.
Mekanizmi perfekt demonstrohet përmes kësaj video:
—
By: Brenton Benja
—————————
Geek Room ju sugjeron: