Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Samsung sjell zyrtarisht One UI 8 në pajisjet Galaxy
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Samsung sjell zyrtarisht One UI 8 në pajisjet Galaxy
Mobile

Samsung sjell zyrtarisht One UI 8 në pajisjet Galaxy

Last updated: 17 Shtator, 2025 10:47 am
Ndaj
7 Min lexim

Samsung Electronics njoftoi sot zyrtarisht shpërndarjen e One UI 8, e cila sjell mundësi të avancuara multimodale të inteligjencës artificiale, një përvojë përdorimi të optimizuar për formate të ndryshme pajisjesh si dhe sugjerime të personalizuara e proaktive që e bëjnë jetën e përditshme më të zgjuar dhe më të thjeshtë. Duke nisur këtë javë me serinë Galaxy S25, One UI 8 do të jetë i disponueshëm gjithashtu për serinë Galaxy S24, Galaxy Z Fold6, Galaxy Z Flip6, Galaxy S24 FE, si dhe për modele të tjera të përputhshme gjatë këtij viti.

Sugjerime të personalizuara dhe siguri e avancuar

One UI 8 njeh kontekstin e përdoruesit dhe ofron sugjerime të personalizuara e proaktive që mbështesin rutinat e tyre unike të përditshme. Meqë Galaxy AI bëhet gjithnjë e më inteligjent, rritet edhe përkushtimi i tij për mbrojtjen e të dhënave personale. One UI 8 ndërthur mjete të avancuara për personalizim me veçori të nivelit më të lartë të sigurisë, duke parashikuar nevojat e përdoruesve dhe njëkohësisht duke ruajtur të dhënat e tyre.

• Veçoria Now Bar shfaq aktivitetet e aplikacioneve në kohë reale dhe media player direkt në ekranin FlexWindow të pajisjes Galaxy Z Flip, dhe tani është integruar edhe me më shumë aplikacione të palëve të treta.

• Now Brief ofron përditësime ditore edhe më të personalizuara, duke përfshirë trafikun, kujtesat e rëndësishme dhe Samsung Moments, që i lejon përdoruesit të reflektojnë mbi rutinat e tyre të përditshme. Përdoruesit mund të marrin gjithashtu sugjerime dhe rekomandime të personalizuara, si zgjedhja e muzikës dhe videove bazuar në abonimet dhe interesat e tyre. Për më tepër, janë lehtësisht të aksesueshme edhe vlerësime të personalizuara shëndetësore përmes Galaxy Watch.

• Knox Enhanced Encrypted Protection (KEEP) është një arkitekturë e re sigurie e krijuar për të mbrojtur përvojat e AI-së të gjeneratës së ardhshme që përdorin Galaxy Personal Data Engine (PDE). KEEP krijon mjedise të koduara dhe specifike për çdo aplikacion brenda pajisjes, duke siguruar që çdo aplikacion të ketë qasje vetëm në informacionet e tij të ndjeshme.

• Knox Matrix përforcon nivelin e sigurisë duke çregjistruar automatikisht pajisjen nga llogaria Samsung në rast të një rreziku serioz sigurie. Dërgon njoftime në të gjitha pajisjet Galaxy të lidhura dhe ofron udhëzime shtesë për mbrojtjen e të dhënave.

• Veçoria e përmirësuar Secure Wi-Fi me kriptografi post-kuantike (PQC) përfshin një kornizë të re kriptografike të dizajnuar për të forcuar mbrojtjen e rrjetit nga kërcënimet e reja, duke siguruar privatësinë edhe në rrjetet publike.

Multimodaliteti inteligjent: inteligjenca artificiale e përshtatur për përdoruesin

Drejtuar nga inteligjenca artificiale multimodale e krijuar për të ofruar përvoja të përshtatura sipas nevojave të përdoruesit, One UI 8 transformon mënyrën se si përdoruesit komunikojnë me pajisjet Galaxy. Duke kombinuar inteligjencën vizuale, auditive dhe kontekstuale, detyrat e përditshme bëhen intuitive dhe të thjeshta.

• Gemini Live mundëson komunikim natyral dhe pa ndërprerje me inteligjencën artificiale, e cila kupton atë që përdoruesi sheh në kohë reale, pa pasur nevojë të kalojë midis aplikacioneve.

• Circle to Search me Google ofron ndihmë të menjëhershme gjatë lojërave, kur përdoruesi rrethon çdo element në ekran gjatë lojës. Ofron informacione shtesë mbi personazhet dhe strategjitë, si dhe lidhje dhe video të dobishme nga interneti. Me aftësi të përmirësuara për përkthim, përdoruesit mund të shohin tekstin e përkthyer në kohë reale ndërsa lëvizin dhe menaxhojnë ekranin. Nga artikujt e gazetave deri te postimet në rrjetet sociale, ata do të shohin përkthime të menjëhershme të tekstit në ekran në gjuhën e tyre të dëshiruar.

Përvoja e përdoruesit e optimizuar për formate të ndryshme pajisjesh

One UI 8 ripërcakton fleksibilitetin me një ndërfaqe të optimizuar për gjithë portofolin e pajisjeve Galaxy. E dizajnuar për t’u përshtatur me format unike të smartfonëve dhe tabletëve Galaxy, One UI 8 siguron funksionalitet të qetë dhe njëkohësisht rrit produktivitetin dhe efikasitetin.

• AI Results View shfaq rezultatet e veçorive të AI-së si Split View ose Floating View, duke mbajtur përmbajtjen origjinale të qartë dhe të dukshme.

• Me Galaxy AI Optimized for Large Screens, Multi Window lejon përdoruesit të tërheqin dhe lëshojnë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale, përfshirë imazhet dhe tekstin, direkt në proceset e tyre të punës. Mjete si Drawing Assist dhe Writing Assist mundësojnë një proces kreativ më të rrjedhshëm, duke e bërë më të lehtë lëvizjen e ideve dhe elementëve vizualë.

• Gemini Live tani është i disponueshëm direkt në ekranin FlexWindow të pajisjes Flip për kërkim zanor pa përdorimin e duarve, duke funksionuar si një asistent personal direkt në ekranin kryesor.

• Audio Eraser zbulon dhe heq automatikisht zhurmat e padëshiruara të sfondit, si era apo trafiku, me një prekje të vetme në aplikacionet video dhe audio.

• Përfshin një dizajn të ri të orës që shtrihet dhe përshtatet me sfondin e përdoruesit. Fonti i orës rrethon fytyrat ose konturet, duke siguruar dukshmëri pa penguar imazhin, qoftë në selfie afër apo foto të kafshëve shtëpiake. Përdoruesit mund të rregullojnë gjithashtu trashësinë, madhësinë dhe ngjyrën e fontit sipas preferencave të tyre.

• Me personalizim të avancuar edhe për ekranin FlexWindow, përdoruesit mund të krijojnë lehtësisht sfondin duke marrë rekomandime dhe sfondet e zgjedhura automatikisht nga Galeria. Emojitë dhe ngjyrat e sfondit gjithashtu mund të personalizohen për sfondet FlexWindow Emoji.

One UI 8 gjithashtu ofron mjete të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, si Portrait Studio, i cili mund të kapë shprehjet e gjalla të kafshëve shtëpiake dhe më pas të gjenerojë portrete artistike të kafshëve shtëpiake me cilësi studioni. Përdoruesit gjithashtu mund të shijojnë komunikim të qetë në mjedise me zhurmë, falë veçorisë Call Captions, e cila konverton menjëherë zërin në tekst gjatë thirrjeve, si dhe inputet nga tastiera kur përdorin veçorinë Interpreter, e cila u mundëson përdoruesve të përkthejnë ide duke shkruar.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Kjo është lista me projektet fituese të përzgjedhura nga NOMAD TECH
Tjetra Kujdes nga mashtrimi kibernetik me gjoba të rreme!

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Samsung rikthehet në vendin e parë si lideri global në shitjen e smartphone-ve

16 Prill, 2024
Mobile

Këto janë emoji-t e reja që mund të aprovohen këtë vit, që nga ajo e shkundjes së kokës e deri tek feniksi vezullues

9 Shkurt, 2023
Mobile

Google po ndërton një aplikacion për transferimin e të dhënave nga iPhone në Android

28 Korrik, 2021
Mobile

Nokia prezanton në MWC 3 smartphone të rinj të cilët kushtojnë nga 79 në 119 euro

3 Mars, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?