Samsung Display ka paraqitur disa skica në blogun e saj të cilat na japin një ide të qartë për drejtimin që smartphone-t e Samsung duket se do të ndjekin.
E para tregon një koncept të prezantuar edhe më parë nga TCL dhe Huawei, atë të tabletit të palosshëm në tre pjesë. Duket se ekziston mundësia që kjo të jetë zëvendësuesi i Galaxy Fold.
Në skicën e dytë paraqitet një njësi cilindrike nga e cila del një ekran me rrotullim. Koncept ky i parë tek patentat e LG, vetëm se kjo e fundit pretendon ta sjellë në formën e laptopit.
Mbetet e paqartë kur apo nëse do i shohim në jetën reale këto koncepte por sido që të jetë puna kemi përpara syve një ide të qartë si do të duken smartphonët e së ardhmes.