Smartphone-i më i ri në serinë F të Samsung Galaxy, Galaxy F62, bëhet pajisja e dytë nga kjo kompani që përfshin një bateri 7000 mAh pas Galaxy M51. E përfshirë në paketim do të jetë dhe karikuesja 25W.
Galaxy F62 vjen me një ekran Ifinity-O AMOLED plus me rezolucion FHD+ dhe kamera selfie 32MP. Ne pjesën e pasme gjenden 4 kamera: kamera kryesore 64MP, kamera ultra-Wide 12MP, kamera macro 5MP, Depth sensor 5MP.
Ky smartphone është i pajisur me çipin 7nm Exynos 9825, 6GB ose 8Gb RAM dhe 128GB internal storage. Galaxy F62 do të operojë ne Android 11 me One UI 3.1 dhe do të dalë në shitje në tre ngjyra: Laser Green, Laser Blue dhe Laser Grey në datë 22 Shkurt.
Versioni 6/128GB do të shitet në vlerën 330$, ndërsa version 8/128GB në vlerën 358$.