Samsung Galaxy A23 5G është prezantuar ditën e djeshme pa shumë bujë nga gjigandi i teknologjisë, i cili vjen me disa përmirësime të ndryshme nga paraardhësi i tij.
Galaxy A23 5G vjen me një ekran 6.6 inç Infinity V me rezolucion FHD+, mirëpo ekrani 90Hz nuk është konfirmuar ende nga Samsung. Dhe pse kompania nuk e përcaktoi se cili do të jetë proçesori që do të fuqizojë këtë pajisje, përmes rezultateve të gjeneruara nga Geekbench sugjerohet se është përdorur proçesori Snapdragon 695. Ky proçesor siguron GPU 15% më të shpejtë dhe GPU 30% më të shpejtë.
Smartphone-i vjen në disa opsione të ndryshme konfigurimi me 4, 6, 8GB RAM dhe 64 ose 128GB internal storage, e cila mund të shtohet deri në 1TB përmes microSD. Gjithashtu Galaxy A23 5G vjen me një bateri tepër të madhe 5,000mAh, dhe shpejtësia e karikimit të baterisë me shumë mundësi do të jetë 25W.
Në fotografitë e shpërndara nga Samsung mësohet se A23 5G do të vijë në 4 ngjyra të ndryshme: Pink, Blue, White dhe Black.
Pjesa e pasme e kamerave ka mbetur e pandryshuar. Moduli kryesor ka një rezolucion 50MP me Optical Image Stabilisation, dhe shoqërohet nga kamera 5MP ultrawide dhe 2 sensorë 2MP macro dhe depth field.
Article by Xhonald Mamo