Samsung së fundi ka filluar të përmirësojë proçesorët që prodhon. Exynos 980, i cili u lançua në 2019, ishte proçesori i parë i mirë ndër vite. Kohët e fundit kompania gjithashtu lançoi Exynos 1080 dhe Exynos 2100 të cilët janë high-end dhe mjaft kompetitive.
Me sa duket Samsung tani po punon për të prodhuar një proçesor të ri Exynos me numër modeli S5E5515. Kompania nga Korea e Jugut përdor një skemë numrash shumë të ndërlikuar dhe është e vështirë të kutohet nëse po flasim për një çip low-end, mid-range apo high-end. Megjithatë publikimi citon se proçesori i ri Exynos është me shumë mundësi mid-range.
Për referencë, poshtë do të listohen disa nga proçesorët e kompanisë.
- S5E3830 – Exynos 850
- S5E5515 – ?
- S5E9630 – Exynos 980 (Galaxy A51 5G, A71 5G)
- S5E9815 – Exynos 1080 (Vivo X60 series)
- S5E9820 – Exynos 9820 (Galaxy S10 series)
- S5E9830 – Exynos 990 (Galaxy S20, Galaxy Note 20 series)
- S5E9840 – Exynos 2100 (Galaxy S21 series)
Data e publikimit të këtij proçesori nuk është ende e ditur, por ne presim që S5E5515 të debutojë në një produkt në fund të 2021 ose fillim të 2022. Ne duhet gjithashtu të kujtojmë se Samsung mund të jetë duke punuar për proçesorët e rinj për AR Glasses.