Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
    28 Dhjetor, 2025
    Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
    28 Dhjetor, 2025
    Në Kinë ju mund të merrni me qera një AgiBot për t’i shërbyer të ftuarve gjatë dasmës tuaj
    28 Dhjetor, 2025
    Kufjet inteligjente kanë të integruar një ekran që fshihet kur nuk dëshironi ta përdorni
    26 Dhjetor, 2025
    Kina hap një shkollë që trajnon robotët si të bëjnë punët e shtëpisë
    26 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
    Rusia patenton projektin për një stacion hapësinor që krijon gravitetin e tij
    26 Dhjetor, 2025
    Nga pajisje të vjetra në një vepër arti: Ky është sekreti i “Visions of Tomorrow”
    24 Dhjetor, 2025
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Samsung One UI 7 përmirëson sigurinë dhe privatësinë në epokën e AI, duke u ofruar përdoruesve më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Samsung One UI 7 përmirëson sigurinë dhe privatësinë në epokën e AI, duke u ofruar përdoruesve më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje
Mobile

Samsung One UI 7 përmirëson sigurinë dhe privatësinë në epokën e AI, duke u ofruar përdoruesve më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje

Last updated: 6 Dhjetor, 2024 11:46 am
Ndaj
8 Min lexim

Samsung Electronics njoftoi sot programin beta të One UI 7, duke ofruar një vështrim të avancuar mbi masat e sigurisë ekskluzive për Samsung Galaxy. Në çdo shtresë, versioni më i fundit i One UI mbron të dhënat personale, ndërsa u ofron të gjithë përdoruesve mundësi zgjedhjeje, transparencë dhe cilësime të integruara të sigurisë, sepse në epokën e AI-së, nuk ka privatësi pa një siguri gjithëpërfshirëse.

Knox Matrix hap rrugën për transparencë të plotë
Knox Matrix përfaqëson vizionin e Samsung për të ardhmen, duke përmirësuar mbrojtjen e shumë shtresa të kërcënimeve mes pajisjeve të lidhura përmes monitorimit inteligjent Samsung. One UI 7 vendos themelet për kufirin e ri të sigurisë.

  • Knox Matrix dhe Trust Chain:

Knox Matrix monitoron pajisjet përmes Trust Chain, një blockchain privat dhe i sigurt — ndërsa pulti i ri i Knox Matrix sjell një mënyrë më të thjeshtë për të menaxhuar sigurinë transparente në një ekosistem të pajisjeve të lidhura. Me One UI 7, është më intuitive se kurrë të kontrollosh gjendjen e sigurisë së pajisjeve Samsung, duke përfshirë pajisjeGalaxy, televizorët dhe pajisjet shtëpiake. Kur të gjitha pajisjet e lidhura janë të përditësuara dhe nuk ka rreziqe të identifikuara, ato shfaqen si “jeshile” ose të sigurta. Në rast se një pajisje është në rrezik, pulti ofron një rekomandim të veprueshëm për të adresuar kërcënimin.

  • Metoda e re e rikuperimit me Enhanced Data Protection:

Një metodë e re rikuperimi për Enhanced Data Protection shton lehtësi në procesin e rikthimit të të dhënave të ruajtura në Samsung Cloud. Ky funksion ruan pajisjet e lidhura të sinkronizuara dhe të sigurta, duke siguruar gjithashtu një plan rezervë në rast të humbjes së aksesit në një pajisje të besuar. Me One UI 7, përdoruesit mund të transferojnë të dhënat e rikuperuara në një pajisje të re duke verifikuar elementin e sigurisë së ekranit të mëparshëm – qoftë ky pin, model ose fjalëkalim.

  • Menaxhimi i identiteteve me Credential Sync:

Si pjesë e Credential Sync të Knox Matrix, Samsung ka zhvilluar mënyra të reja për të menaxhuar dhe siguruar identitetet dhe kredencialet në botën e sotme hiper-të lidhur përmes passkeys. Me One UI 7, përdoruesit mund të krijojnë dhe përdorin passkeys për të hyrë në llogarinë e tyre Samsung. Këto kredenciale digjitale ofrojnë një mënyrë më të shpejtë, më të lehtë dhe të sigurt për t’u identifikuar në aplikacione, pajisje dhe faqe interneti — duke bërë të mundur hyrjen në TV, frigoriferët AI Family Hub dhe më shumë, thjesht duke përdorur sensorin e gjurmëve të gishtit të smartfonëve Galaxy.

Maximum Restrictions forcojnë kontrollin e përdoruesve

Maximum Restrictions vendosin një vijë të fuqishme mbrojtjeje kundër kërcënimeve kibernetike të sotme. One UI 7 rrit më tej mundësitë e zgjedhjes për përdoruesit me veçori të reja, të dizajnuara për të mbrojtur ata që mund të kenë nevojë për masa shtesë sigurie.

Maximum Restrictions janë përmirësuar me kontroll shtesë mbi lidhjet e rrjetit, duke u dhënë përdoruesve qetësinë që vjen nga mbrojtja e rritur, pa humbur aksesin në funksionalitetet kryesore të pajisjes. Falë këtyre kontrollëve të reja, përdoruesit kanë mundësinë të bllokojnë shërbimin 2G dhe të parandalojnë interceptimin e të dhënave kur lidhen me rrjete potencialisht të pasigurta. Përdoruesit mund gjithashtu të parandalojnë ribashkimin automatik të padëshiruar me rrjete të caktuara Wi-Fi që mund të jenë më pak të sigurta, duke siguruar që të dhënat të mbeten private, ndërkohë që ofrohet mundësia për t’u lidhur manualisht nëse dëshirohet.

Ky përditësim përmirëson gamën ekzistuese të mbrojtjeve të Maximum Restrictions për Samsung Messages dhe Samsung Gallery, e cila u mundëson përdoruesve të heqin të dhënat e vendndodhjes nga fotot e ndara, të parandalojnë shkarkimet automatike të bashkëngjitjeve dhe të bllokojnë hiperlinket, parapamjet dhe albumet e ndara.

Më shumë cilësime sigurie për mbrojtje shtesë të pajisjes

One UI 7 prezanton mënyra të reja për përdoruesit që të përshtatin cilësimet e sigurisë sipas mënyrës se si përdorin pajisjen e tyre. Përdoruesit mund të zgjedhin të bllokojnë lidhjet USB për të parandaluar çdo akses tjetër përmes portës USB kur pajisja është e kyçur, përveç karikimit të baterisë.

Për të mbrojtur kundër aplikacioneve të dëmshme që vijnë nga instalimet jashtë burimeve zyrtare (sideloading), sistemi i ri Safe Install i One UI 7 funksionon së bashku me Auto Blocker për të dërguar një paralajmërim kur përdoruesi përpiqet të shkarkojë nga një burim i paautorizuar. Ky sistem i njofton për rreziqet e sigurisë dhe parandalon instalimet e paqëllimshme në pajisjet Galaxy në mbarë botën.

Mbrojtja kundër vjedhjes përmirëson privatësinë e të dhënave

One UI 7 prezanton veçori të reja ekskluzive për pajisjet Galaxy, që shtojnë më tej zgjidhjet Android për mbrojtjen kundër vjedhjes, duke forcuar masat e sigurisë për të garantuar që të dhënat personale të mbeten të sigurta edhe në rast humbjeje ose vjedhjeje të pajisjes. Përveç Theft Detection Lock, Offline Device Lock dhe Remote Lock, përdoruesit Galaxy tani mund të shfrytëzojnë masa shtesë sigurie përmes Identity Check, një veçori me aktivizim opsional për raste kur PIN-i i pajisjes komprometohet. Nëse zbulohet ndonjë aktivitet i dyshimtë, këto mbrojtje ekskluzive Galaxy aktivizohen automatikisht.

  • Autentikimi biometrik: Kur përdoruesi ndodhet në një vendndodhje të panjohur, do të kërkohet autentikim biometrik për të bërë ndryshime në cilësimet kryesore të sigurisë që mund të rrezikojnë informacionin personal.
  • Vonesa e sigurisë: Si një masë shtesë mbrojtëse, një vonesë sigurie prej një ore do të parandalojë përdoruesit e paautorizuar të bëjnë ndryshime të menjëhershme në pajisje.

One UI 7:

One UI 7 përfaqëson hapin e ardhshëm në përkushtimin e Samsung ndaj privatësisë në epokën e AI, duke prezantuar veçori të avancuara sigurie për të garantuar mbrojtje të plotë. Prezantimi zyrtar i One UI 7 do të fillojë me pajisjet Galaxy S të ardhshme, duke përfshirë aftësi të shtuara AI të bazuara në pajisje dhe të varura nga hardueri, duke nisur nga tremujori i parë i 2025-ës. Në përputhje me politikën e Samsung për zgjerimin e përditësimeve të sistemit operativ, përditësimi do të shtrihet gradualisht edhe në pajisje të tjera Galaxy.

Programi Beta i One UI 7:

Programi beta i One UI 7 do të jetë fillimisht i disponueshëm për pajisjet e serisë Galaxy S24 në Gjermani, Indi, Kore, Poloni, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, duke filluar nga data 5 dhjetor. Përdoruesit e serisë Galaxy S24 mund të aplikojnë për t’u bashkuar me programin beta përmes aplikacionit Samsung Members.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Samsung One UI 7 Beta do të prezantohet duke ofruar një vështrim të së ardhmes së AI celulare
Tjetra Bitcoin arrin për herë të parë vlerën $100,000

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
Entertainment
28 Dhjetor, 2025
Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
Tech
28 Dhjetor, 2025
Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
Mobile
28 Dhjetor, 2025
Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
Tech
28 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Apple do të lejojë përdoruesit në Evropë të zëvendësojnë Siri me asistentë të tjerë zanorë

20 Maj, 2025
Mobile

Nëse iPhone 11 jot së fundmi ka probleme me ekranin, mos u shqetëso! Ja ç’po ndodh

6 Qershor, 2020
Mobile

Samsung prezanton një tjetër smartphone mid-range me kamera 108MP

8 Prill, 2022
Mobile

Imazhet promocionale të Galaxy S25 shfaqen në internet para prezantimit zyrtar

16 Janar, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?