Nuk janë vetëm leaks që na tregojnë se si do të duken smartphonet e ardhshëm. Këtë herë është vetë Samsung i cili, duke shfrytëzuar shikueshmërinë e lartë të Oscars 2020, ka transmetuar gjatë eventit reklamën zyrtare të Galaxy Z Flip.
Në pjesën e jashtme, nga më pak të zbuluarat në leaks, shohim se ekrani tepër i vogël është shumëngjyrësh dhe të ofron mundësinë e leximit të thirrjeve dhe refuzimit të tyre duke i bërë swipe.
Ajo çfarë mësuam tjetër nga video, ose të paktën kuptojmë nga ajo, është se Z Fold nuk hapet 180 gradë duke na lënë pak të dyshojmë për cilësinë e tij. Nëse kjo është ajo çfarë shohim në video dhe jo e vërteta, atëherë Samsung do të ishte një rival i fortë përballë Motorola Razr, në të kundërt – Fatkeqsisht Samsung Fold edhe këtë vit nuk do të klasifikohet si sukses.
Por le të mos nxitohemi, jemi vetëm pak orë larg prezantimit të tij dhe serisë së re Galaxy S20 e cila do të ndodhe ditën e martë në 20:00.