Një ditë më parë Presidenti i Samsung Electronics Young Sohn deklaroi se kompania ka shitur 1 milion Galaxy Fold, një shifër tejet e lartë dhe e kënaqshme për kompaninë duke vlerësuar çmimin e këtij smartphone dhe problemet me ekranin të cilat e shoqëruan përiudhen e parë të lançimit.
Një ditë më vonë, në një deklaratë të dhënë për Yonhap News Agency (media koreane) zëdhënesi për shtyp i kompanisë është shprehur se Samsung nuk ka shitur ende aq shumë Fold. Në vazhdim të komunikimit kompania nuk shprehu zyrtarisht një numër, por burimet konfirmojnë se bëhet fjalë për 400 mijë deri në 5000 mijë paisje.
Një tjetër Fold pretendohet të vijë në treg në 2020 i cili do të shoqërohet nga shumë të tjerë të prezantuar nga kompani rivale, më e rëndësishmja e të cilave Huawei. Deri atëherë mbetemi në pritje të një numri të saktë dhe jo çfarë drejtuesit kanë dëshirë të thonë.
—
By: Xhonald Mamo