Mbani frymën miq, Samsung sapo na gëzoi jetën duke mohuar zërat se linja e Galaxy Note do të ndalonte së ekzistuari.
Galaxy S21 është konfirmuar tashmë se do të vijë muajn e ardhshëm, e bashkë me këtë njoftohet se S21 Ultra dhe Z Fold 3 do të vijë me suport për lapsin S Pen. E duke e bërë këtë të ditur një zyrtar nga selia në Korenë e Jugut konfirmon se është planifikuar një event lançimi për Note edhe për vitin 2021.
TM Roh, presidenti i biznesit mobile Samsung, konfirmon se zërat për fundin e Note janë të rreme, eksperienca e tij do të fillojë të ndahet edhe nëpër aparate të tjera por fundi as që mendohet.
Mbetet për t’u parë si do të shkojë për kompaninë strategjia e ofrimit të tre produkteve flagship, me Z Fold duke u bërë e treta e familjes.