Ne duhet të jemi shumë pranë datës së lançimit të Samsung Galaxy S21 FE, versionit me çmim të përballueshëm të modeleve flagship nga Samsung. Kjo pajisje është shfaqur shumë herë website-t zyrtare të Samsung, dhe kësaj here u shfaq në dyqanin online të Samsung në Irlandë.
Samsung Galaxy S21 FE 5G 128GB Olive ka një çmim prej €769, ndërkohë që i njejti version me internal storage 256GB do të kushtojë €839. Kjo pajisje pritet të ofrojë një ekran 6.4 inç AMOLED me refresh rate 120Hz bashkë me një skanues të shenjës së gishtit nën ekran.
Në pjesën e parme kjo pajisje do të ketë një kamera selfie 32MP, ndërkohë që në pjesën e pasme gjenden tre kamera, ajo kryesore 12MP, ultrawide 12MP dhe telephoto 8MP. Lentja telephoto do të përfitojë nga hardware-i për stabilizimin e imazheve dhe dual-phase detection autofocus.
Proçesori Snapdragon 888 do të fuqizojë këtë pajisje që do të vijë në versionet me 8/128GB ose 8/256GB, por nuk do të ketë vend për microSD. Samsung Galaxy S21 FE do të ketë një bateri me kapacitet 4,500mAh dhe do të vijë në ngjyrat: Graphite, Olive, Lavender dhe White.