Teknologjia e lenteve nën ekran, pritet prej kohësh, ajo është e zbatuar në disa produkte por asnjëra nga kompanitë e mëdha nuk ka eksperimentuar ende.
U përfol se Samsung do të ishte e para me Galaxy Note 20, por nuk u pa të zbatohej. Megjithatë kompania nuk do të heqë dorë, gjenerata e ardhshme e smartphonëve të saj do ta ketë këtë opsion, vrima e shëmtuar e kamerës që nuk lejon një ekran të plotë të pandërprerë dhe pa korniza, nuk do të jetë më.
Por nuk do të jetë S21 i pari.
Sipas faqes koreane The Elec, Samsung ka vendosur që të mos e sjellë për S21 por por një aparat tjetër edhe më ekzotik; Z Fold 3.
Arsyeja e kësaj lëvizje fshihet pas parashikimeve të ulta për shitje. Ndërsa edhe Z Fold 3 nuk vjen pa sfidat e veta, duket se kompania ka zgjedhur që një tjetër arsye për të blerë këtë specie të re smartphoni është edhe një kamera nën ekran.
Nëse po pyesje, Galaxy S21 pritet të vijë në shkurt 2021 ndërsa Z Fold 3, jo më parë se gjysma e vitit.