Ky moment do të vinte dhe këtë herë me sa shohim Samsung i bashkohet Apple dhe Google në formën katrore të vendosjes së kamerave në Galaxy S11.
Ky render, i realizuar nga OnLeaks, mendohet të jetë i njëjtë (ose i ngjashëm) me atë origjinal i cili pritet të lancohet në 25 Shkurt 2020, gjatë Mobile World Congress.
Sipas fotos, pjesa e përparme e S11 do të jetë e ngjashme me Note10 duke bërë diferencën në pjesën e pasme me vendosjen e pesë kamerave, më e rëndësishmja e të cilave ajo 108MP për të cilën do të flasim më në detaje këtë javë në Geek Room (na ndiqni në YouTube)
Të tjera detaje të sigurta janë ekrani 120Hz dhe procesori Qualcomm Snapdragon 865.
Theksojmë se ky nuk është një leak por një render i bazuar në informacione të besueshme. Krijuesi i tyre, OnLeaks ka një rekord të suksesshëm kur i krahason këto rendera me smartphonët zyrtarë, prandaj edhe ne të Geek Room jemi të bindur se ky është pak a shumë Galaxy S11.
—————-
Geek Room ju sugjeron të shihni: