Samsung dhe Jaden Smith kanë bashkëpunuar për të prezantuar një koleksion me aksesorë miqësorë ndaj mjedisit për të festuar Ditën e Tokës në datën 22 prill.
Koleksioni Samsung Galaxy X MSFTSrep u prezantua gjatë ditës së enjte dhe përfshin 4 lloje të ndryshme kasash për Galaxy S23 Ultra, Galaxy Z Flip4, Buds2 Pro si dhe disa rripa të rinj për Galaxy Watch.
Produkti më i lirë në këtë koleksion do të shitet për $29.99 dhe do të ofrohet në ngjyrën e bardhë, të zezë, rozë-blu dhe me ngjyrat e ylberit.
Në krijimin e këtij koleksioni Samsung dhe Jaden Smith janë frymëzuar nga “ndërlidhja midis njerëzve dhe burimeve të rinovueshme të planetit tonë”. Të gjitha materialet e përdorura janë miqësore ndaj ambientit, ndërkohë që paketimi përbëhet nga letra e ricikluar me bojë të gjeneruar nga bimët.
“Unë mendoj se lëvizja e publikut drejt qëndrueshmërisë është me të vërtetë e mrekullueshme pasi njerëzit po zgjohen dhe po kuptojnë se çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar botën.” tha Smith në një deklaratë. “Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e prodhimit dhe të konsumit, dhe që të gjithë po mundohen të bëjnë diçka të tillë.”
Në këtë koleksion janë përdorur dizajnet e gjeneruara nga firma e veshjeve MSFTRep e Jaden Smith me modele që ai i ka krijuar personalisht.