Inflacioni dhe mungesa e shërbimeve inovative në smartphone ka bërë që njerëzit të konsiderojnë blerjen e një pajisje të përdorur që kushton rreth $300 më pak se pajisjet e reja.
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit të kaluar vetëm në SHBA janë shitur 283 milionë smartphone të përdorur, një rritje me 11.5% nga viti 2021, dhe ky treg besohet se do të ketë një vlerë prej $99 miliardë në vitin 2026.
Shitjet e smartphone-ve të rinj u ngadalësuan në vitin 2020 me fillimin e pandemisë së koronavirusit, mirëpo çmimet e pajisjeve gjithnjë e në rritje po bëjnë klientët të mendojnë se mund të përdorin një smartphone të përdorur për të ulur çmimin e smartphone-ve.
iPhone-t përbëjnë 80% të kësaj ekonomie, sipas të dhënave nga CCS Insight. International Data Corporation tregon se ky zhvillim mjaft i madh i tregut të pajisjeve të përdorura vjen kryesisht nga programet e shkëmbimit që kompanitë e mëdha si Apple apo Samsung ofrojnë.
Një përdorues i Reddit komentoi: “Mbaj mend para 6-7 vitesh iPhone 4S dhe inovacionet që erdhën me iPhone 5. Më pas iPhone 5s solli një tjetër inovacion, Touch ID. Kjo gjë vazhdoi deri në serinë X. që nga ajo kohë, asnjë nga prezantimet e reja të iPhone nuk më ka surprizuar.”