Java nuk ka qenë aspak e mirë për Apple dhe sapo u bë më keq. Pas skandalit të dhunimit të privatësisë të përdoruesëve të iPhone dhe iPad nëpërmjet audio regjistrimeve të fshehta nga Siri, kompania goditet nga një hackim i cili prek çdo iPhone nga 2013 e më tej, gati 900 milion aparate.
Bëhet fjalë për një jailbreak nga uncover, i cili arrin të fshihet pas sigurisë iOS dhe fsheh çdo gjurmë të hyrjes së tij në kodin bërthamë. Por nëse uncover ka qëllime të mira, kjo dobësi prek iOS 11, 12 dhe 13 pra të gjithë iPhonat nga 5S janë të pambrojtur nga hackera me qëllime më pak beninje.
#unc0ver v5.0.0 is NOW OUT.
— Pwn20wnd (@Pwn20wnd) May 23, 2020
Pwn20wnd, krijuesi i hackut thotë se kompanisë do ti duhet të paktën 2 apo 3 javë për ta zgjidhur dhe madje edhe iOS 14 është në rrezik.
Duke rezultuar në një imazh jo fort të kënaqshëm këto kohë kujtojmë edhe skandalin e para një muaji me iOS Mail.
Për Apple e cila sigurinë dhe privatësinë e ka si kryefjalë në shitjen e produkteve të saja me çmime edhe më të larta, ky është goxha problem. Për miliona pronarë iPhonësh që kanë paguar shumë kjo dobësi duhet të jetë mjaft shqetësuese.
Geek Room të sugjeron të shohësh: