Javën e kaluar kërkuesit raportuan se disa aplikacione të ndryshme të Apple po grumbullonin të dhënat e përdoruesve dhe në rastet kur përdoruesit nuk e aprovonin një gjë të tillë. Ky raportimi nxiti nisjen e një beteje ligjore pothuajse menjëherë.
Mirëpo disa zbulime të tjera tregojnë se situata mund të jetë dhe më keq se mendohej. Të njejtën zhvillues të iOS që përdorin adresën Mysk në Twitter pretendojnë se kanë zbuluar numra unik ID në të dhënat e dërguara drejt Apple, të cilat bien në kundërshtim me deklaratat e kompanisë se këto të dhëna janë anonime.
“Të dhënat e analizimit në Apple përfshijë një ID të quajtur ‘dsld’, e cilia identifikon në mënyrë unike një adresë në iCloud. Kjo gjë tregon se Apple mund t’ju identifikojë personalisht.” shkruajtën zhvilluesit në një tweet.
? New Findings:
? 1/6
Apple’s analytics data include an ID called “dsId”. We were able to verify that “dsId” is the “Directory Services Identifier”, an ID that uniquely identifies an iCloud account. Meaning, Apple’s analytics can personally identify you ? pic.twitter.com/3DSUFwX3nV— Mysk ???? (@mysk_co) November 21, 2022
Ato e demonstruan dhe nëpërmjet fotografive praninë se numrave DSID (Directory Services Identifier) në të dhënat e grumbulluara. DSID shoqërohet me emrin, email-in dhe të dhënat tuaja në adresën e iCloud, sipas zhvilluesve, gjë që tregon se Apple mund të ndërlidhë aplikacionet që ju përdorni me reklamat specifikisht për ju.
Ekziston gjithashtu mundësia se Apple nuk po i shikon këto DSID dhe po i mban të dhënat anonime, mirëpo fakti që është i përfshirë në zbulimet e Mysk, është shqetësues.