Pas 69 muajsh që regjistronin vetëm humbje, LG ka vendosur të largohet nga biznesi i smartphone-ve. Megjithatë kjo kompani përbën një pjesë të konsiderueshme në tregun global të smartphone-ve, ku vitin e kaluar ishte shitësi i 3-të më i madh në Amerikën e Veriut me 10% të tregut.
Samsung, i cili zinte vendin e dytë në këtë regjion me 25% të tregut do të përfitojë disi nga largimi i LG, sidomos në SHBA. Një raportim nga SK Securities parashikon se Samsung do të rrisë përqindjen e saj në treg në 30% gjatë këtij viti në Amerikën e Veriut, ndërkohë që Apple mund të shohë një ulje të vogël nën 50% e tanishëm.
Megjithatë nuk do të jetë vetëm Samsung që do të përfitojë nga kjo situatë, pasi dhe Motorola, Alcatel dhe Google përdorin sistemin operativ Android, me të cilën përdoruesit e LG janë të njohur. Kalimi në iOS do të ishte më i vështirë për to.
Shumica e smartphone-ve të LG janë në shitje për $150 dhe kjo mund të ndihmojë Motorolan dhe Alcatel, pasi ata shesin produkte me një çmim të ngjashëm.