Me Galaxy Z Flip apo Motorola Razr pamë rikthimin e smartphonëve me kapak, dhe siç pritej celularët me shina nuk do të ishin shumë larg.
Kush tjetër përveç LG e cila prej kohësh tashmë eksperimenton ekrane sekondarë për smartphonët e saj si Velvet apo V60. Megjithatë këto të fundit ekranin e dytë e kanë si modul shtesë, që të quhet vërtetë një smartphone me shinë duhet të jenë në një trup bashkë.
Sipas mediave koreane një produkt i tillë është në punë e sipër nën emrin e koduar “Wing” Android Authority ka postuar nga ana tjetër një video të një pajisje të tillë funksionale.
Në video duket një ekran kryesor i cili përdoret për të naviguar në rrugë ndërsa ekrani i dytë përdoret për multimedia e më pas për një telefonatë pa ndërhyrë në të parin.
Në video nuk duket por sipas AA ekrani i dytë rrëshket anash nga fundi i kryesorit.
Sipas raportimeve ekrani kryesor do të jetë 6.8-inch ndërsa i dyti vetëm 4-inch, do të fuqizohet nga Snapdragon 765 ose 765G dhe me shumë mundësi do të ketë një bateri masive për të fuqizuar ekranin shtesë.
Kjo teknologji do të duhet të kalojë pak kohë eksperimentim, padyshim, por një konfigurim i tillë do të sjellë ndryshime në mënyrën si i përdorim smartphonat, pritja e atyre të palosshëm tregoi se tregu është kurioz për gjëra ë reja gjysëm nostalgjike.