OnePlus ka prezantuar zyrtarisht tabletin e ri OnePlus Pad 3, i cili sjell përmirësime të dukshme në performance dhe ekran, ndërkohë që çmimi është rritur.
Seria OnePlus Pad ka ofruar deri më sot disa nga tabletët Android më të mirë për raportin cilësi/çmim. Me OnePlus Pad 3, kompania po e zgjeron dhe përmirëson ndjeshëm ofertën e saj. Tableti vjen me çipin e fuqishëm Snapdragon 8 Elite, të shoqëruar me 12GB ose 16GB RAM dhe 256GB ose 512GB memorie të brendshme. Bateria është masive, 12,140 mAh, me mbështetje për karikim të shpejtë 80W. Sistemi operativ është OxygenOS me Android 15.
Një nga pikat më të forta është ekrani 13.2 inç LCD me rezolucion 3392×2400 piksel, ndriçim deri në 900 nits dhe rifreskim të rrjedhshëm 144Hz. Tableti është mjaft i hollë — vetëm 5.97mm — dhe ofron audio cilësore falë 8 altoparlantëve.
Për sa i përket kamerave, Pad 3 ofron një kamerë frontale 13MP dhe një kamerë të pasme 8MP. Megjithatë, mungon një opsion i sigurt për identifikim biometrik; ekziston vetëm një zhbllokim me fytyrë me kamerë, që nuk rekomandohet për aplikacione të ndjeshme si menaxherët e fjalëkalimeve — një mangësi për një tablet $700.
Në anën e softuerit, OnePlus garanton 6 vite përditësime sigurie dhe 3 përditësime madhore të sistemit deri në Android 18. Tableti mbështet shumë veçori AI dhe sistemin multitasking Open Canvas, i përmirësuar me sugjerime inteligjente për grupime aplikacionesh.

Aksesoret përfshijnë një tastierë të re të rregullueshme (110-165 gradë) me mbështetje NFC për transferim skedarësh, si dhe stilolapsin OnePlus Stylo 2 dhe një mbulesë Folio Case.