Përmes një konference për shtyp të mbajtur në Shenzen, Kinë OnePlus deklaroi se produkti i ri OnePlus 8 do të fuqizohet nga një ekran 120Hz duke konfirmuar se 2020-ta do të zhvendosë betejën e kompanive nga kamerat në shpejtësinë e lëvizjeve në ekran.
OnePlus ka punuar me Samsung për të krijuar një ekran OLED dhe ndërkohë ka harxhuar shumë kohë në krijimin e një çipi MEMC (motion estimation / motion compensation) i cili shërben për përmirësimin e animacioneve në mënyrë që ato të duken më mirë në një ekran 120Hz.
OnePlus 8 nuk do të jetë smartphone i parë që prek cilësinë e ekranit 120Hz pasi tashmë ROG Phone 2 dhe Razer Phone 2 e kanë këtë karakteristikë duke pritur që në shkurt listës ti bashkohet edhe Samsung me produktin e tyre Galaxy S20.