Dhe pse kompania nuk prezantoi një OnePlus 9T gjatë vitit të kaluar, seria T e kompanisë do të rikthehet këtë vit me OnePlus 10T, e cila u prezantua ditën e djeshme.
Çmimet për OnePlus 10T do të nisin nga €699 për modelin bazë me 8GB RAM dhe 128GB internal storage, ndërkohë që do të rritet në €799 për 16GB RAM dhe 256GB internal storage. OnePlus 10T ruan formatin e përhershëm të smartphone-it që prezantohet në mes të vitit, me një dizajn të ngjashëm me OnePlus 10 Pro dhe disa përmirësime të tjera teknike.
Ndryshimi më interesant është në teknologjinë e karikimit. Tashmë OnePlus 10T do të mund të karikohet super shpejt me karikuesen 150W, ndërkohë që OnePlus 10 Pro karikohej deri në 80W. Kompania tregon se një karikim i plotë 0-100% do t’ju marrë vetëm 19 minuta.
OnePlus 10T do të fuqizohet nga Snapdragon 8 Plus Gen 1, një përmirësim i vogël nga Snapdragon 8 Gen 1 i 10 Pro. Kompania pretendon se në këtë pajisje ka përdorur sistemin e ftohjes “më të madh dhe më të avancuar” për të siguruar një eksperiencë të pandërprerë.
Ekrani i pajisjes është 6,7” 1080p OLED me refresh rate që lëviz nga 90-120Hz. Në pjesën e kamerave nuk ka më një brandim Hasselblad, mirëpo 10T vjen me 3 kamera: ajo kryesore 50MP, ultraëide 8MP dhe një makro 2MP.