Që xhamat mbrojtës të ekraneve janë efektive këtë e dinim po deri këtu nuk na e kishte marrë mendja. Askush nuk e këshillon që të filmosh në lartësi me smartphone e aq më pak nga dritarja e avionit në lëvizje, sepse erërat janë shumë të forta. Regjisori Ernesto Galiotto nuk deshi ta dëgjonte këtë këshillë dhe në kërkim të videos perfekte vendos të nxjerrë duart jashtë me smartphone e madje ta mbajë me një dorë, është pikërisht ky momenti fatal kur iPhone 6 i tij bie nga 300 metra lartësi në një nga plazhet e Rio de Janeiro.
Në këtë moment do të thonim të gjithë R.I.P e me ndonjë këngë memesh nga mbrapa për efekt. Por për çudinë e të gjithë botës smartphoni jo vetëm që mbijetoi dhe është totalisht funksional, por i vetmi dëmtim i pësuar është xhami mbrojtës. E për kënaqësinë e gjithë internetit ka filmuar gjithçka deri në rënie.
Galiotto e gjeti iPhone e tij të mëngjesin e nesërm, të plotë gati të paprekur. Siç edhe pritej videoja është një mjegullim i madh teksa ai rrotullohej në ajër derisa godet rërën e plazhit e sheh nga qielli. Si është e mundur kjo? A mos është ky aparat stërnipi i Nokia 3310?
Me shumë mundësi ajo që ka ndikuar është terreni i butë i rërës, lartësia jo drastike megjithse e konsiderueshme por me ndoshta edhe rrymat ajrore. Sidoqoftë, bravo iPhone 6.