Një virus i ri po qarkullon nëpër Android. Kaq të duhet për tu menduar dy herë në cilat faqe futesh kur klikon.
Virusi i tipit Trojan i quajtur WolfRAT është një rikthim i virusit të vjetër DenDroid të zbuluar që në 2015.
Ai e fillon zinxhirin e tij të infektimit duke gënjyer për update të reja të Flash ose Google Play. Ky RAT do të instalohet në Androidin tënd dhe do të fillojë të spiunojë, duke mbledhur të dhëna të aparatit, marrjen e fotove dhe videove, mesazhet SMS, duke regjistruar audio dhe duke transferuar të dhënat e tua në një server të huaj.
Aplikacionet e mesazhimit janë më në shënjestër. Ndërsa WhatsApp-i është në përdorim, ky malware do të lançojë një regjistrues ekrani me intervale 50 sekondëshe i cili do të ndalet vetëm kur aplikacioni të mbyllet.
Serverat janë pikasur në Tailandë dhe një pjesë e komandave JavaScript janë ndeshur në tailandisht ndaj edhe burimi është gjetur.
Ekspertët lajmërojnë se versioni i virusit është goxha amator, me gabime në kodim dhe kopje të marra nga versione të tjera, por mjafton për të bërë dëm të konsiderueshëm.
Ndaj zgjidhja e vetme është, nëse smartphone të kërkon leje për të bërë update Google Play kontrolloje mirë para se ti japësh konsens, pasi versioni zyrtar i aplikacionit zakonisht i merr automatikisht. Skanoje telefonin me një antivirus dhe kujdes ku klikon.