Ishte bukur për sa zgjati, derisa dogana të bën namin. Një skemë mashtrimi mes Hong Kongut dhe Zvicrës është zbuluar dhe do të gjykohet sot e nesër, të akuzuarit; nënë e bir.
Sipas hetimit djali ose nëna paraqiteshin në dyqanet Apple të Zvicrës me iPhonë në dukje totalisht të vërtetë por të prishur. Telefonat fals ishin pajisur me nr IMEI të cilët korrespondonin me regjistrime reale dhe për më tepër pjesë e planit AppleCare+.
Smartphonët kishin dëmtime nga uji, ndaj edhe nuk ndizeshin, Apple nuk heton më në të tilla raste për shkak të rrezikut të më shumë dëmtimesh prej qarkut të shkurtër i cili çon në zjarr në bateri. Plani AppleCare+ në këtë rast thjesht zëvendësonte me një aparat të ri.
Djali kishte praktikuar këtë skemë më shumë se 1000 herë, nëna edhe 100 të tjera.
Ndaj edhe dënimi ndaj tij pritet të jetë të paktën 4 vjet burg dhe përjashtim nga Zvicra ku jetonte prej 20 vitesh.
Çifti deklaron se ata ishin thjesht një ndërmjetës, duke i marrë smartphonat nga një kontakt në Hong Kong, gjithçka ata merrnin ishin $11 për aparat, ndërsa ata vetë deklarojnë se nuk e dinin se iPhonët ishin fallco. Besonin se i merrnin dërgesat për shkak të vështirësisë për të marrë shërbim në Kinë.
Mashtrimi u zbulua kur oficerët doganorë në Bazel hasën dy pako me 50 iPhone fals. Kjo nuk shpjegon nga ana tjetër si arriti ta kuptojë këtë dogana dhe jo stafi i shërbimit të dyqanit Apple.