Është krejt normale në botën e Apple që me daljen e një përditësimi të ri të sistemit, fillimisht të ketë probleme kryesisht me baterinë. Por zakonisht ato rregullohen me versionin e radhës, pak javë më vonë.
iOS 14 u shpërnda në fillim të nëntorit dhe në këtë moment jemi tek versioni 14.2 e jo vetëm që nuk janë rregulluar por janë shtuar më shumë problemet.
Përdorues të shumtë ndër gjenerata të ndryshme të iPhone por edhe iPad raportojnë se smartphonët e tyre janë duke u nxehur më shumë se zakonisht kur karikohen, vonojnë në karikim dhe harxhohen goxha shpejt sidomos gjatë telefonatave por edhe pa u përdorur.
Krahas shtesave të rëndësishme si siguria, emojit dhe përmirësimeve të tjera sistemi i ri operativ ka sjellë edhe këtë shqetësim goxha madhor. Sipas forumeve janë miliona përdorues të iPhonëve që e kanë këtë shqetësim. Apple ende nuk ka reaguar mbi çështjen.