Samsung Galaxy S30 (ose S21) është akoma goxha muaj larg, por testet dhe vendimet fillojnë të merren që tani ndaj zërat kanë filluar të qarkullojnë.
Sipas një leak-u nga Clien.net thuhet se kompania po eksperimenton për serinë e radhës me një lente edhe më të fuqishme se kampioni i momentit 108MP.
Thuhet se sensori kryesor do të jetë 150MP. Është e paimagjinueshme që këtë sensor ta shohim tek Galaxy Note 20 pas pak muajsh, por sidoqoftë edhe për 2021 do të jetë një sensor gjigand.
Sensorët e tjerë përfshijnë 16MP ultrawide, 64MP telephoto, ToF sensor thellësie dhe ndoshta një macro camera 12MP.
Raportohet se për momentin po provohen 2 versione të ndryshëm të stabilizimit optik të imazhit (OIS). E para ka OIS tek kamera kryesore, telephoto dhe selfie, ndërsa e dyta tek kryesorja, telephoto dhe ultrawide.
Duke kuptuar më mirë cilat kamera preferohen më shumë nga përdoruesit e tyre, kompania do të mund të marrë një vendim.
Gjithçka mund të ndryshojë sidoqoftë, S30 nuk mund të shfaqet më përpara se Shkurt 2021, ose edhe më vonë nëse diçka nuk shkon siç duhet prej Covid-19.
Për momentin presim Gushtin, kur do të shohim edhe Galaxy Note 20 me aspekte të ngjashme të kamerës si S20, bateri më të madhe dhe 5G në të gjitha modelet.