Më në fund Microsoft ka konfirmuar se Surface Duo është gati për treg me rezervime që nisin nga sot dhe dalje në treg nga 10 shtatori. Kompania kishte zbuluar design-in e këtij smartphone prej shumë muajsh por vetëm sot arritëm të zbulonim edhe karakteristikat e tij.
Dy ekrane OLED të veçanta 5.6-inch që formojnë një të madh prej 8.1-inch me përmasa 2700×1800 dhe aspect ratio 3:2. Në ndryshim nga Samsung, Microsoft përdor xhamin Gorilla Glass dhe gjithashtu i jep pavarësi ekraneve të punojnë më vete për t’i ngjarë sadopak edhe funksionit të një laptopi.
Nëse flasim për kamerën ajo është vetëm një prej 11mp f/2.0 e cila lejon gjithashtu foto në ndriçim të ulët, HDR dhe zoom deri në 7X. Videot me këtë kamera mund të regjistrohen nga 1080p në 4K me 30fps ose 60fps.
Të tjera karakteristika janë:
Proçesori: Snapdragon 855
RAM: 6GB
Memorie: 256GB
Bateri: 3577mAh