Prej kohësh fansat presin prezantimin e një mid-range phone nga Apple, i cili do të jetë një përmirësim i versionit SE i lançuar në vitin 2016. Me këtë produkt Apple pritet gjithashtu të qartësojë pozitën e saj në tregun e low/mid-range phones, si një përgjigje për uljen e shitjes së smartphone-ve në tregjet ndërkombëtare.
Prezantimi, që pritet të ndodhë në 31 mars, mendohet se do të bëhet pavarësisht uljes së prodhimit të fabrikave në Kinë për shkak të coronavirus. Sipas, analistit të Apple Ming-Chi Kuo, iPhone 9 (ose SE 2) do të dalë në treg me çmimin prej $399, i njëjtë me atë të SE katër vite më parë.
Përveç kësaj, mesohet se produkti i ri do të ketë ekran 4.7-inch, një çip A13, 3GB RAM dhe on-screen fingerprint scanner. Përsa i përket kameras, ajo parësore do të jetë vetëm një prej 12MP.
Pak më i sigurtë, është lajmi se ky produkt do të shoqërohet me një version “Plus” me ekran 5.5 ose 6.1-inch dhe një Touch ID të vendosur në butonin e ndezjes.
Fun Fact: Shitjet e parashikuara të iPhone 9 mendohet ti sjellin Apple të ardhura prej $12 bilion.