Flagshipi i radhës nga Xiaomi është seria Mi 10T me tre versione, një standart, një më inferior Lite dhe një më të fuqishëm 10T Pro.
Të tre smartphonët ngjajnë në design, por dallimi kryesor dhe ai që duhet të jetë vërtetë është në performancë. 10T dhe 10T Pro kanë një ekran 6.67-inch full HD+ dhe shkallë rifreskimi të çmendur prej 144Hz.
Ndërsa versioni Lite vjen me një shkallë më “modeste” prej 120Hz.
Dy të parët përdorin një proçesor të fuqishëm Snapdragon 865 SoC 5G dhe 8GB RAM.
Lite ka proçesorin më të fundit mid-range Snapdragon 750G SoC dhe vetëm 6GB RAM.
Bateria e të treve është e njëjta, 5000mAh ku Lite ka një diferecë fare të vogël. Standart karikimi për të tre 33W.
Dikasteri i kamerave është ai që përbën dallimin.
Mi 10T Lite ka një set me 4 kamera 64MP main, 8MP ultra i gjerë, 2MP makro dhe 2MP sensor thellësie.
Mi 10T ka vetëm tre, kamera kryesore 64MP, 13MP ultra i gjerë, dhe një makro 5MP.
Magjia është ruajtur sigurisht për superiorin Mi 10T Pro me një sensor kryesor 108MP me stabilizim imazhi optik, një tjetër 13MP ultra të gjerë, dhe një lente makro 5MP.
Në varësi të përzgjedhjes çmimet fillojnë nga €279 për Lite €499 për Mi 10T dhe €599 për versionin më të lirë të Mi 10T Pro.