Shumë shpejt po kalon 1 vit që nga publikimi I LG V60, që në botën e smartphone-ve nënkupton ardhjen e një produkti të ri. Por me sa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë, të paktën për momentin.
Sipas raportimeve të fundit flitet se LG dhe operatorët kanë vendosur të mos fillojnë testimet për pasardhësin e LG V60, që kishte emrin e koduar Rainbow. Ai pritej të përdorte proçesorin high-end Snapdragon 888 dhe do të shtonte suportin për një stylus. Tani duket se planet për prezantimin e këtij telefoni janë shtyrë.
E gjitha kjo është një shenjë që tregon se LG mund të mos prodhojë më smartphone pasi kohët e fundit ka rezultuar jo fitimprurës për kompaninë. Me sa duket LG mendon se do të ishte më mirë të përqëndrohet më shumë në pajisje më inovative si LG Rollable se sa të prodhojë pasardhës të smartphonëve që nuk arritën të dallonin nga kompanitë tjera në Android.