U desh ca kohë, por më në fund erdhi; Pixel 4A dhe gjithçka që pritej me të.
Për $50 dollarë më pak se 3A, ky Pixel sulmon drejtpërsëdrejti iPhone SE dhe çdo kundërshtar tjetër brenda kategorisë. Google vazhdon të besojë se një telefon i bazik dhe i qëndrueshëm me pak lekë është e drejtë e kujtdo.
4A fuqizohet nga Snapdragon 730G, 6GB RAM dhe 128GB hapsirë UFS2.1 çka do të thotë se do të jetë i shpejtë dhe do të qëndrojë kështu për gjatë.
Bateria është pak më e vogël me 3140mAh por sjell 18W karikim. Ekrani do të jetë 5.81-inch aq sa një iPhone 11. Do të vijë vetëm në një ngjyrë; të zezë, dhe është i gjithi plastik.
Sensori i shenjës së gishtit është në pjesën e pasme, fiks aty ku duhet.
Nuk do të ketë 5G dhe nuk do të ketë lentet kënd gjerë dhe ultra të gjerë, por le të jemi të qartë nëse doje këto specifika do të duhet të harxhoje ca më shumë.
Dy aspektet kryesore pozitive të tij janë fakti që është produkt i Google ndaj përditësimet duhet të vijnë më shpejt se të tjerët e madje premtohet suport për të deri në Android 14.
Dhe e fundit, arsyeja e vërtetë përse do ta inim një Pixel; kamera.
Përmendëm pak më sipër se do të ketë vetëm një sensor, por kjo nuk e ka penguar kurrë këtë linjë që të dalë mbi të gjithë të tjerët. Benefitet e programit eksluziv Pixel do të vijnë edhe këtu, fotot sipas shembujve do të vazhdojnë të jenë fantastike, ngjyrat do të jenë të sakta, kontrastet po ashtu dhe portrait mode mbreslënës do të vazhdojë të ofrojë rezultat.
Për një çmim prej $350 alternativë më të mirë nuk shohim.