A e keni vënë re se shumë nga emoji-t që keni në smartphone-in tuaj janë drejtuar majtas. Një person që ecën, një makinë, apo kafshë të ndryshme janë gjatë gjithë kohës të drejtuar nga krahu i majtë.
Unicode Consortium, organizata përgjegjëse për aprovimin e emojis para se ato të vijnë drejt smartphone-ve tanë, e ka vënë re këtë fënomen dhe në Emoji 15.1 dëshiron që të ofrojë alternativa për emoji-t ekzistuese që janë të drejtuara majtas. Me përmirësimin e ri emoji-t nuk do të kenë vetëm një drejtim, pra ju mund të përdorni emoji-n e një personi që ecën djathtas dhe jo vetëm majtas.

Lista e rekomandimeve në Eomji 15.1 i tejkalon 578 karakteret, mirëpo shumica e këtyre janë alternativa të ndryshme të së njejtës emoji.
Megjithatë ka dhe disa kandidatë të rinj që pritet të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj, si përshembull:
Një lime

Një kërpudhë kafe

Një zinxhir i thyer

Një kokë që tundet lart e poshtë

Një kokë që lëviz majtas – djathtas

Një feniks vezullues

Nëse këto emoji do të aprovohen, do të vijnë me shumë mundësi në fillim të vitit 2024. Më poshtë shfaqen emoji të tjera që mund të prezantohen më shpejt.


