Linja më e fundit GalaxyS pritet të shfaqet në 14 janar. Datë e afërt e cila premton se edhe renderat e parë sa vjen e bëhen më të saktë.
Si rrjedhje më e fundit e informacionit, kasat mbrojtëse të S21+ dhe S21 Ultra do të duken kështu.
— Ice universe (@UniverseIce) November 5, 2020
Imazhet tregojnë një set me katër kamera, megjithse S21 Ultra përflitet se mund të ketë edhe një tjetër të pestë 3D ToF për të konkuruar LiDAR e iPhone 12.
Ndërsa S21+ paraqitet me tre kamera të ndara nda flash-i LED, i cili do të ketë një të prerë të veçantë në kasë. Për mendimin tonë këto kasa nuk duken fort të sigurta e ndoshta as të sakta, nisur nga pjesa e sipërme e zbuluar.
Ndër të tjera S21Ultra është pikasur në një çertifikim NFC-je nën emrin e produktit SM-G998U. Pra le të themi që jemi afër.