Nisja e shpejtë e Tesla Model 3 sapo shpëtoi një person nga një tentativë për vjedhjen e automjetit. Kjo video ju tregon se sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë, nga qëndrimi në qetësi në makinën tuaj në një sulm të armatosur për të vjedhur atë.
Për fat të mirë ky sulm mbeti vetëm në tentativë pasi shoferi arriti të largohet shpejt falë shpejtësisë që kjo makinë ofron. Megjithatë agresori arriti të shkarkonte një karikator të pistoletës që goditën trupin e makinës dhe jo shoferin, i cili ishte marinar në U.S. Navy. Ai tregon se arriti të shpëtojë duke u përkulur në të djathtë ndërkohë që shkeli pedalin e gazit dhe arriti të ruajë qetësinë falë trajnimit në ushtri.
Agresori u regjistrua nga 2 kamerat e Tesla Model 3, përgjatë gjithë kohës. Shoferi nisi regjistrimin nëpërmjet rënies së borisë, një shërbim i shtuar nga update I dhjetorit të 2019. Kjo është një mënyrë e zgjuar dhe e thjeshtë për të filluar regjistrimin nga kamerat e një Tesla, e cila rezulton shumë e dobishme në raste të ndryshme, duke përfshirë dhe rastin për të cilin folëm më sipër.