Grupe të njohura telekomunikacioni nga Japonia dhe Finlanda po bashkëpunojnë për të zhvilluar rrjetin 6G. Bashkimi i forcave në kërkimin dhe zhvillimin e gjeneratës së 6 të teknologjisë së telekomunikacionit synon vendosjen e standarteve të reja dhe fitimin e “garës” me Kinën.
Sipas raportimit të NikkeiAsia, dhe një pjesëmarrës kryesor në industri, Nokia, ka vendosur të japë kontributin e saj. Beyond 5G Promotion Consortium do të firmosë një marrëveshje me grupin finlandez 6G Flagship. Ky bashkëpunim u prezantua në Global Digital Summit 2021, një event i organizuar nga Nikkei dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme japoneze.
Përpjekja vjen pas fondit prej $4,5 miliardë të akorduar nga Japonia dhe SHBA për zhvillimin e teknologjisë së së gjeneratës së re të telekomunikacionit. Për të promovuar lidhjen e sigurtë, do të përfshihen dhe disa vende të treta që do të ndihmojnë në vendosjen e standarteve botërore.
Beyond 5G Promotion Consortium kërkon të reklamojë teknologjinë 6G brenda 2030 dhe do të përfshijë gjigandët e telekomit japonez si Rakuten Mobile, NTT Docomo e shumë të tjerë. Në të ardhmen ato shpresojnë të kenë një bashkëpunim me kompanitë amerikane si Intel dhe Cisco.