Kush ka qenë përdorues i rregullt i iPhonit e di shumë mirë se çdo të thotë të luftosh me tabelën që të kujton mbarimin e hapësirës, sa herë që të shkon mendja të bësh një foto apo aq më keq një video.
Ekziston një mënyrë si të menaxhosh më mirë hapësirat e disponueshme duke përdorur iCloud.
Sapo shkrep një foto a video ajo ruhet në mënyrë automatike në aparat por edhe në iCloud-in digjital, në mënyrë që nëse diçka i ndodh smartphonit materialet të jenë të sigurta.
Hilja konsiston në fikjen e këtij funksioni automatik, me të shkëputur lidhjen e iPhonit me iCloudin, fotot që ndodhen tashmë në këtë memorie të jashtme mundesh që t’i fshish nga smartphoni yt për të liruar hapësirë.
Shko tek Settings, dhe trokit mbi emrin tënd. Zgjidh tek iCloud më pas iCloud Photos dhe My Photos Stream, shtyp butonin anash dhë kështu do fikësh ruajtjen automatike.
Kujdes! Duhet patur në mendje që sapo të rilidhet iCloud, ai do të fillojë të sinkronizojë memoriet, e do të fshijë nga serveri gjithçka ke fshirë në smartphone.