September 20, 2021

Huawei do të organizojë një event për prezantimin e produkteve të reja në datën 21 tetor

Huawei do të organizojë një event për prezantimin e produkteve të reja në datën 21 tetor

Huawei ka planifikuar organizimin e një eventi për prezantimin e produkteve të reja në datën 21 tetorVienë, i cili do të zhvillohet në orën 15:00 dhe do të prezantohet nga Derek Yu.

Kompania nuk ka zbuluar asnjë nga emrat e produkteve që do të prezantohen gjatë këtij eventi, megjithatë në ftesë tregohet se do të prezantohen smartphone, të cilët me shumë mundësi do të jenë seria e re P50 që u prezantua në Kinë në muajin korrik.

Arsyeja se përse ne mendojmë se do të jetë seria P50 është sepse raportimet e fundit tregojnë se Mate 50 nuk do të prezantohet gjatë këtij viti. Megjithatë smartphone-i në fjalë mund të jetë dhe Nova 9, i cili do të prezantohet në 23 shtator në Kinë.

Huawei schedules a new product launch event for October 21

Seria P50 do të përfshijë dy modele, P50 dhe P50 Pro. Që të dy përfshijnë kamera kryesore 50MP, por ndryshimi kryesor është se varianti bazë do të përdorë proçesorin Snapdragon 888, ndërkohë që varianti Pro do të përdorë proçesorin Kirin 9000.

Për të parë më tepër informacione rreth serisë P50 nga Huawei, klikoni këtu.

Sunday, 12 September 2021 01:26

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo