May 18, 2021

OnePlus 4-fishon shitjet në Evropë në 3 mujorin e parë

OnePlus 4-fishon shitjet në Evropë në 3 mujorin e parë

OnePlus regjistroi një rritje pre 388% në shitjet gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 krahasuar me vitin e kaluar dhe përfitimet nga ky regjion u rritën me 386%.

Modelet flagship të OnePlus, duke përfshirë serinë 9, ishin “përgjegjës” për 65% të përfitimeve. OnePlus 9 Pro është smartphone-i më i shitur në ditën e lançimit në Amazon France dhe Spain. Mirëpo seria mid-range Nord rezulton të jetë pjesa më kryesore e strategjisë së kompanisë.

Bazuar në të dhënat nga Counterpoint në tremujorin e fundit të 2020, OnePlus Nord ishte smartphone më i shitur në Finlandë, gjë që ndihmoi kompaninë të shndërrohej në liderin e segmentit $250 - $400. OnePlus arriti të tejkalonte kompanitë si Xiaomi dhe Huawei në këtë vend.

Tani gjenden 3 milionë përdorues të OnePlus në Evropë, ku shtetet me përdoruesit më të shumtë janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Finlanda, nga 10 milionë në të gjithë botën. Strategjia e tyre e partneritetit me shitësit vendas dhe me kompanitë telefonike siguroi zgjerimin e kësaj kompanie në kontinentin e vjetër.

Në shenjë falenderimi për përdoruesit, OnePlus do të ofrojë ulje në OnePlus 8T dhe Nord nga data 3 maj.

gsmarena_003.jpg

Friday, 30 April 2021 01:25 Last modified on Friday, 30 April 2021 01:41

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo