iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max pritet që të pajisen me një buton që do të mund të personalizohet për kryerjen e veprimeve sipas dëshirës së përdoruesit. Kjo gjë bëhet e ditur nga një anëtar në forumin e MacRumors, i cili publikoi informacione të sakta në lidhje me Dynamic Island një vit më parë.
Ky burim tregon se butoni “Action” do të zëvëndësojë butonin që aktivizon “Silent Mode”, i cili ka qenë i pranishëm në çdo iPhone të prezantuar që nga viti 2007. Ai nuk ka treguar saktësisht mënyrën se si butoni i ri do të funksionojë, por mendohet që ai do të jetë i personalizueshëm njësoj si butoni në Apple Watch Ultra dhe do të lejojë përdoruesit që të kontrollojnë shërbime të ndryshme nëpërmjet tij.
Mbetet për t’u parë implementimi i Apple në këtë rast, por më poshtë do të rendisim disa nga funksionet që mund të kontrollohen nga Action Button.
- Ring/Silent
- Do Not Disturb
- Flashlight
- Low Power Mode
- Light/Dark Mode
- Lock Rotation
- Show the Home Screen
- Show the Lock Screen
- Open Control Center
- Open Notification Center
- Open Camera
- Screenshot
- Screen Recording
- Run a Shortcut
- Toggle on Reachability
- Show the App Switcher
- Show the App Library
- Shazam
- VoiceOver
- Magnifier
- Background Sounds
Shumica e këtyre funksioneve mund të aktivizohen dhe nëpërmjet Back Tap, nëpërmjet prekjes 2 ose 3 herë të pjesës së pasme së smartphone-it. Ky shërbim mund të aktivizohet në Settings > Accessibility > Touch > Back Tap.
Modelet Pro të iPhonë 15 do të kenë një buton të bashkuar të volumit me dizajn solid state, të cilët nuk do të lëvizin kur të shtypen por do të japin një feedback nëpërmjet dridhjeve nga Taptic Engine.