Eventi i prezantimit të të shumë-priturit iPhone 12 mund të mbahet në 13 tetor.
Kjo sipas një informacioni të marrë nga MacRoumors prej një punonjësi të një kompanie telefonike në UK.
Nuk ka asnjë mënyrë për të dhënë një datë të saktë, por dita e martë 13 tetor duket se përkon mirë me traditën e Apple. Preferenca për ditën e martë si dhe java e dytë e muajit.
Sipas burimit porositë për iPhonët e rinj mund të fillojnë aq herët sa 16 tetori, e dalja në treg duke filluar nga 23 tetori kjo për t’i dhënë kohë prodhimit të linjës.
Nga ana tjetër 4 modele në total do të paraqisin probleme për po të njëjtin sektor ndaj edhe analistë të shumtë spekulojnë se ndoshta do të shohim fillimisht dy modelet bazë iPhone 12 dhe 12 Mini e më pas dy versionet më premium ndoshta dikur gjatë nëntorit.
Nëse hipoteza e 13 tetorit do të jetë e vërtetë apo jo do ta zbulojmë në javët në vazhdim, kjo nga detajet mediatike dhe ftesat që kompania do të bëjë paraprakisht.