iPad Pro që do të vijë së shpejti nga Apple, dot të jetë më i vështirë për t’u aksesuar nga përdoruesit, sipas raportimit të Bloomberg. Furnizuesit e Apple me sa duket po hasin vështirësi në prodhimin e ekranit të ri Mini LED që do të jetë një nga risitë kryesore të modelit 12.9 inç, madje një prej tyre ka ndaluar përkohësisht prodhimin e ekraneve.
Nikkei raportoi javën e kaluar se Apple po mendonte shtyrjen e prezantimit të iPad-it të ri pikërisht për shkak të mungesës së ekraneve, por nuk saktësonte se kush produkte do të prekeshin. Mark Gurman lajmëron me bindje se iPad Pro do të prezantohet gjatë këtij muaji.
Me shumë mundësi, fillimi i transportimit të modelit më të madh do të shtyhet disi. Modeli më i vogël nuk do të përdorë ekranin Mini LED dhe për këtë arsye nuk është i prekur nga mungesa e tyre. Këto modele mendohet se do të përfshijnë një proçesor më të shpejtë, USB-C të upgrade-uar dhe kamera të përmirësuara.