Apple do t’i japë fund CAPTCHA-ve të mërzitshme që ne shikojmë në websites të ndryshme sa herë që duhet të verifikohet se jemi humanë dhe jo robotë.
CAPTCHA (completely automated public Turing test) janë disa testime që kryhen nga kompjuteri për të ndarë robotët nga humanët. Kjo gjë arrihet të verifikohet nëpërmjet zgjedhjes së objekteve nga një grup me fotografi të ndryshme.
Mirëpo në shtator të këtij viti, kur të publikohet dhe versioni publik i iOS 16, Apple do të shtojë “automatic verification”, e cila automatikisht dhe privatisht verifikon pajisjen në përdorim dhe adresën Apple ID në sfond. Ky shërbim do të jetë i disponueshëm në iPhones dhe Macs dhe përdoret pasi të keni aktivizuar opsionin “Automatic Verification” në Password & Security në Settings të pajisjes.
Sipas Apple, asnjë nga informacionet sensitive për përdoruesin nuk do të shpërndahen gjatë kohës që pajisja po krijon një kërkesë verifikimi. Sistemi është dizenjuar për të bllokuar website-t të kontrollojnë adresën IP të përdoruesve.
iOS 16 është një ndër update-t më të mëdhenj ndonjëherë të iPhone, i cili sjell ndryshime të mëdha në dizajnin e lock screen, duke sjellë aty dhe disa widgets të ndryshme për një eksperiencë më të personalizuar. Craigh Federighi tha në një deklaratë: “ iOS 16 është një publikim i rëndësishëm me përmirësime që do të ndryshojnë eksperiencën tuaj në një iPhone.”