iOS 14 nuk rresht së marri vëmendjen me ndryshimet radikale që ndërmerr. Funksioni i radhës nuk është nga ato që të ndryshojnë jetën, por hyn në punë sidoqoftë.
Tek aplikacioni Photo zmadhimi është akoma më i madh. Kur largon nga njëri tjetri dy gishta në ekran fotoja ka një limit deri ku mund të bëhet zoom in ky limit kësaj radhe shkon më tej.
Sigurisht që cilësia bie shumë në këtë rast por lejon një inspektim më të thellë. Përtej limitit gjithçka që do shohësh do të jenë vetëm pikselët por kushdo që është aq kurioz tashmë mund ta bëjë. Kamerat e reja dhe rregullimet e vazhdueshme në programet dhe cilësinë e smartphonëve sidomos Apple duhet të kontribojn më shumë, për ta bërë edhe më qejf përdorimin e këtij opsioni, ndaj ky mbetet një funksion të cilit historia do t’ia tregojë vlerën.
Në të shkuarën ka pasur disa alternativa për ta bërë këtë, me aplikacione të cilat shfrytëzonin opsionin e auto-rrotullimit por më në fund tashmë nuk ka nevojë për gjithë këtë cirk.