iOS 14.4 dhe iPadOS 14.4 mbyllin fazën e testimit beta dhe vijnë tashmë për publikun. Përditësimi i ri sjell ndryshime në aplikacionin e kamerës, rregullime për bugs në tastierë dhe vonesa etj.
Praktikisht aplikacioni Camera do të njohë kode më të vogla QR, kategorizimin e aparateve në Bluetooth sidomos për njohjen e kufjeve dhe pajisjeve audio, si dhe njohjen e pjesëve jo origjinale në kamerën e iPhonit.
Rregullimet përfshijnë gabime të lidhura me HDR në fotografi, faktin që gjuha e tastierës nuk shfaqej e duhura në aplikacionin Messages. Vonesën në të shkruar dhe mos sugjerimin korrekt të fjalëve.
Përditësimi është i disponueshëm dhe do të shfaqet në ditët në vijim. Nëse nuk shfaqet ende, durim dhe kontrollo herë pas here.
Edhe iPadOS 14.4 përfshin të gjitha të mësipërmet, për fat të gjitha problemet marrin zgjidhje. I disponueshëm poashtu në ditët në vijim.