Me largimin e shërbimeve të Google, Huawei është detyruar të krijojë aplikacione të ngjashme dhe këtë herë kompania ka bërë një zgjedhje tepër të mirë.
Bashkëpunimi me TomTom, kompaninë hollandeze të hartëzimit digjital, duket se ka shumë muaj që egziston edhe pse konfirmimi erdhi zyrtarisht pak ditë më parë.
“Map Kit” do të ofrojë një seri shërbimesh të cilat, përveç hartave digjitale dhe satelitore, do të ofrojnë edhe informacion rreth trafikut dhe navigimit në çdo cep të botës.
Në të njëjtën kohë, TomTom do të vazhdojë të ofrojë aplikacionin e tij për Android dhe iOS pavarësisht se një i ngjashëm dhe ndoshta pak më i zhvilluar do të vijë pre-installed në produktet e ardhshme të Huawei.