CEO i Huawei Richard Yu ka ndarë në Weibo pamjet e para të Mate X2, pasuesit të smartphonit të parë të palosshëm të kompanisë.
Ekrani i këtij flagship-i do të përthyhet për brenda ndryshe nga Mate i parë. E bashkë me këtë mësohet se proçesori fuqizues do të jetë Kirin 9000. Surprizë nuk përbën fakti që Huawei do të përdorë proçesorin e vetë, por fakti se ende paska në gjendje. Proçesorë të rinj nuk janë prodhuar që në shtator.
Ekrani i jashtëm do të jetë 6,45-inch dhe do të ketë një raport aspekti prej 21:9. Ekrani i brendshëm, ai që do të paloset është më i madhi ndonjëherë; 8.01-inch.
Pritet që të ketë një bateri 4400mAh dhe karikim të shpejtë 66W. Prapa do të ketë 4 kamera, dhe vetëm tek ekrani i jashtëm do të ketë kamera selfie, brenda do të jetë i pa ndërprerë, e paqartë si do të bëhen video telefonatat.
Megjithatë informacioni i fundit vjen nga një leak i cili shoqërohet nga pamjet e smartphonit të palosur dhe të hapur. Vetë kompania nuk ka komentuar mbi këtë.