Pas ndalimit të bërjes biznes me kompanitë amerikane, Huawei ngeli pa proçesorët aq të vlefshëm të Qualcomm.
Por mesa duket zëvendësimi është gjetur tashmë tek MediaTek. Sipas një raporti linja e proçesorëve Dimensity të kompanisë taiwaneze do të përdoret në smartphonët e mesëm por edhe ata flagship.
Mesa duket fiks përpara se vendimi të hynte në fuqi në shtator, Huawei paska siguruar një sasi të madhe proçesorësh nga MediaTek.
Këtë e vërtetojnë shifrat e fitimeve të kësaj të fundit. MediaTek konfirmon se është duke marrë një pjesë të konsiderueshme të tregut për shkak edhe të përhapjes së 5G.
Ndërkohë Qualcomm është ende në proçese lobimi për një liçensë, për të bashkpunuar me Huawei.